Sociale

Zjarr i madh në fshatin ‘Andon Poçi’ në Gjirokastër, banesat në rrezik

Një zjarr i madh raportohet të ketë përfshirë në fshatin 'Andon Poçi', Bashkia e  Gjirokastrës. Me dhjetëra forca zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, të cilat janë tepër agresive në hyrje të fshatit.

Në ndihmë kanë shkuar edhe 3 PMNZSH e Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës. Situata është kritike, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë