Futboll

Zidan te PSG në verë, do ishte trajneri i parë që do stërviste Mesin dhe Ronaldon

Vetëm një vit sabatik për Zinedin Zidan, i cili në verë do të kthehet në punë dhe do ta bëjë në shtëpinë e tij, në Francë. Ish-trajneri i Real Madridit do të zëvendësojë Mauricio Poketinon në stolin e PSG-së.

Zidan kërkohet me çdo kusht nga presidenti Al-Khelaifi për skuadrën e tij, sipas “RMC”, por konfirmime ka edhe nga shtypi spanjoll. Emri i Zizu nuk lidhet me qëndrimin e Kilian Mbape, i destinuar të shkojë në Madrid me parametra zero, por mund të bëhet edhe edhe me qëllimin për të bindur sulmuesin të ndërrojë mendje.

Zinedin Zidan. Gazeta Si, 7 janar 2022

Daniel Riolo, autori i “scoop”-it të vitit të kaluar për kalimin e Mesit te PSG, pohon se kjo lëvizje e PSG-së edhe mund ta ndryshojë situatën e Mbape “in extremis”.

As fitimi i Ligës së Kampionëve nuk do ta shpëtonte Poketinon. PSG është në fatin e Zidan, i cili do të ishte trajneri i parë dhe me shumë mundësi i vetëm, që do kishte stërvitur si Kristiano Ronaldon, ashtu edhe Lionel Mesin, dy yjet e futbollit botëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë