Ekonomi

Zhvlerësimi i euros dëmton fasonerinë, ulet eksporti i këpucëve

Eksportet kanë shënuar rënie në gjithë shtatëmujorin e këtij viti.

Ashtu siç kanë paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme bizneset shqiptare të prekura nga zhvlerësimi i monedhës euro, edhe shifrat e raportuara nga INSTAT tregojnë se eksportet arritën vlerën 1 80 mld lekë, duke u ulur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë ndërsa importet arritën 377 mld lekë, duke u rritur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 197 mld lekë, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Megjithëse eksportet i janë rikthyer rritjes në korrik, pasi kanë performuar jo mirë në 6 muajt e parë të vitit, shtatë mujori tregon sërish për një dobësim të tyre.
Sipas bizneseve të eksportit dhe atyre fason situata e paraqitur në shifra tregon pikërisht atë që është paralajmëruar prej tyre se zhvlerëimi i euros me 13 pikë përqindjeje, ka dëmtuar ekonominë e këtyre bizneseve.

Ajo që vërehet edhe nga grafiku, grupet që kanë ndikuar negativisht më së shumti në rënien e eksporteve janë Materialet e ndërtimit dhe Tekstilet e këpucët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë