Ka ndodhur

Zhvarroset një kufomë në Librazhd, dyshohet se është e këngëtarit të zhdukur 8 vjet më parë

Gazeta Si - Një kufomë e zhvarrosur këtë të enjte në një fshat të Librazhdit, hedh dyshime të forta se trupi i përket Renato Hamzait, i zhdukur që prej qershorit 2014.

Sipas burimeve paraprake, Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të njohur edhe si Reni i Elbasanit.

Po sipas të njëjtave burime, pritet që të kryhet analiza e ADN-së për të konfirmuar nëse bëhet fjalë pikërisht për Renin.

Renato Hamza rezulton i zhdukur prej 8 vjetësh, kur për herë të fundit është filmuar në Elbasan i shoqëruar nga Indrit Shaqja, i cili sot është në qeli, i dënuar me burg përjetë për një tjetër ngjarje kriminale dhe nga Denis Kliromanit.

Ky i fundit është person i njohur i Ervin Kërtallës, i vrarë në Shijak në gusht 2013.

Ai u kap rreth 1 muaj më parë Kolumbi për llogari të autoriteteve rumune, pasi akuzohet për disa vepra penale.

Ka dyshime të forta se këngëtari i muzikës tallava, Renato Hamza, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitarë i një ngjarje kriminale që ky grup kishte kryer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë