Dosje

Video/ Kapet në Kolumbi super-trafikanti shqiptar i drogës ‘Gucci’, u zbulua nga tatuazhi

Gazeta Si - Një nga trafikantët më të kërkuar shqiptarë në Europë, është arrestuar në Kolumbi nga autoritetet policore.

Denis Klironomi, i cili njihej me nofkën ‘Gucci’, një trafikant i njohur droge në bregun verior të Kolumbisë, i cili mbante edhe një pasaportë të Kosovës, kërkohej nga Interpoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Agjentët kishin kohë që e kërkonin shqiptarin nga Durrësi, por sa herë i afroheshin gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej, sepse “çdo muaj ndryshonte vendbanimin.

Emri i tij në sistemin digjital të sigurisë në aeroporte dhe pika lufitare ishte regjistruar me sinjal të kuq nga Interpoli.

Ka qenë kështu për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla”, zbuloi një hetues, raportojnë mediat kolumbiane.

Për një javë, shqiptari nuk dilte as në dritare, derisa më në fund, policia arriti ta identifikonte përmes një tatuazhi në krahun e majtë.

Por kur u kap, sipas hetuesit të “Dijin”, ai u tha uniformave “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë”.

Koloneli Salazar shpjegoi se “Gucci” akuzohet si partner financiar i grupit kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

Ai kërkohet për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

Kliromani po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij.

Tre vite më parë, Deniz Klironomi ishte në listën që publikoi Policia e Shtetit shqiptar me 24 të kërkuar, pjesa më e madhe për vrasje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë