Shendet

Zhurma e trafikut rrit presionin e gjakut

Sipas një studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në “Journal of the American College of Cardiology”, shkencëtarët shqyrtuan marrëdhënien midis zhurmës së trafikut dhe hipertensionit.

Në studimin, në të cilin u ndoqën për më shumë se 8 vjet të dhënat e 250 mijë personave të moshës 40 deri në 69 vjeç që nuk kishin probleme me hipertensionin, u arrit në përfundimin se probabiliteti i hipertensionit është rritur tek ata që jetojnë afër zonave të zhurmshme, apo rrugëve.

Në studim u konstatua se ekspozimi ndaj zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun e hipertensionit dhe rreziku i sëmundjes rritet me rritjen e dozës së zhurmës.

Nga ana tjetër, studiuesit theksuan se ata që janë të ekspozuar si ndaj zhurmës së trafikut, ashtu edhe ndaj ndotjes së ajrit, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

Sipas të dhënave aktuale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë numërohen 1.28 miliardë pacientë me hipertension.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë