Rend dhe Ligj

Zhdukja e të rinjve në Malësinë e Madhe, Ardi Veliu në Shkodër

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka vizituar Shkodrën, pas zhdukjes së tre të rinjve në Malësinë e Madhe.

Veliu ka zhvilluar takime me policë të qytetit verior.

Në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, 3 persona rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh, ndërsa dyshohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë.

Policia e Shkodrës e konfirmoi zyrtarisht zhdukjen e tre të rinjve në zonën e Malësisë së Madhe.

Me anë të një njoftimi, policia sqaroi se një shtetas ka bërë kallëzim se ka humbur kontaktet rreth orës 15:00 të ditës së shtunë me vëllanë e tij, Vilson Çutaj dhe me dy të afërmit, Klement Pepaj 21 vjeç nga fshati Vrith dhe Danjel Pepaj, 25 vjeç.

Vilsoni dhe Klementi janë kushërinj të afërt, ndërsa me Danielin janë kushërinj të largët.

Sherri mes tyre dyshohet se ka nisur për kultivimin e canabis sattiva në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, një zonë e shpopulluar thuajse dhe me shumë pak banorë dhe një zonë me një reliev të vështirë malor e përshtatshme për kultivimin e kanabisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë