Ka ndodhur

Zhduken dy nxënës të mitur në Elbasan, u larguan pas mbarimit të mësimit

Gazeta Si - Dy të adoleshentë, një vajzë 13 vjeçe dhe një djalë 15 vjeç në Elbasan janë denoncuar të zhdukur nga familjet e tyre.

Të miturit kanë humbur kontaktet që prej ditës së shtunë, 30 prill, ndërsa janë larguar pasi kanë mbaruar mësimin në shkollë.

Dyshohet se bëhet fjalë për një arratisje të planifikuar, pasi të miturit, pasi kanë mbaruar mësimin, janë nisur në drejtim të Funarit, lokalitet turistik.

Ata shkuan në shkollën "Jorgji Dilo" si çdo ditë dhe nuk janë kthyer në shtëpi. Familjarët kanë denoncuar në polici, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

Më pas, me një mjet transporti janë larguar në drejtim të Tiranës dhe kanë zbritur në fshatin Kllojk. Nga aty më pas kanë shkuar me autobus në kryeqytet, ku kanë zbritur në Sheshin 'Skënderbej'.

Të afërmit e fëmijëve kanë thënë më parë se kanë kontaktuar me taksistin, me të cilin të miturit janë larguar.

Dyshohet se vajza ka dalë në pushim të gjatë dhe kamerat e shkollës e kanë fiksuar. Ndërsa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin.

Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për t’u larguar.

Familjarët kanë denoncuar në polici dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e të miturve.

Dyshohet se dy adoleshentët janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit, ndërsa policia njofton se i ka shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë