Ka ndodhur

Gjenden në rrugët e Tiranës dy të miturit e humbur në Elbasan

Gazeta Si - Dy të miturit rom nga Elbasani, të cilët ishin shpallur të zhdukur prej pesë ditësh, janë gjetur në Tiranë.

Mësohet se ata janë gjetur nga policia afër Plazës në rrugë duke ecur, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës ka njoftuar kolegët e Elbasanit për të marrë 15-vjeçarin me iniciale S.D., dhe 13-vjeçaren S.J.

Dy fëmijët nga Elbasanit dyshohet se ishin në lidhje dashurie që në bankat e shkollës 9 vjeçare që ndjekin.

Familjet nuk u kishin dhënë bekimin dhe dashuria e adoleshentëve ishte e ndaluar.

Të shtunën, (30 prill) të dy dolën nga shtëpitë për të shkuar në shkollë me plan për tu arratisur.

Prej të shtunës, ata u larguan nga fshati i tyre në Elbasan për të udhëtuar në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit.

Të nesërmen ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur, kanë marrë një taksi dhe janë larguar për të zbritur tek shkolla e ‘Baletit’ në Tiranë.

Më pas adoleshentët “e dashuruar” zbulohet se kanë shkuar në ‘Qytet Studenti’ në Tiranë për të kërkuar punë.

Vajza dhe djali kishin kohë që mblidhnin lekë sipas dëshmisë së bashkëmoshatarëve të tyre dhe e kishin planifikuar këtë gjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë