Futboll

Zgjohet Flamurtari, gjen trajner vlonjat për sezonin e ri

Me shumë vonesë, por Flamurtari më në fund ka dhënjë një sinjal jete. Vetëm 20 ditë para fillimit të kampionatit, klubi vlonjat ka gjetur akordin me trajnerin për sezonin e ri.

Do të jetë Gerd Haxhiu që do të udhëheq vlonjatët në sezonin e ri në Superligë në një vit që premton të jetë shumë i vështirë për ekipin kuqezi. Lajmi është bërë i ditur nga klubi vlonjat përmes një njoftimi në faqen zyrtare, të shoqëruar me foton e trajnerit Haxhiu dhe administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi.

https://www.facebook.com/FlamurtariFaqjaZyrtare/posts/2892163437525826?xts%5B0%5D=68.ARDY_tdUiSd2C6LcnrdQkaEZniDvQ6g9OxPdfNZ6iDOCujRhx0RyGhzVbK_ApRKH2EMwqFfZSYy9Q_pq4voOdCMiDPqzkUIHsHumkiVM7jxcMxqkKSB2fHa2KpDnfDOZwjwnqCTT_BvxcC543ILgFbbcV1lrqOXkB2vkCoAdOpkQ5VN-odV01Tiqrwl4DhMxNw3weE_QR01hyZtDnSXsnfaCSxZmkbFMOhZO8la5CB8KlgndvGUD6lyAJShQzuIH0rEe8iL3uCTpVPdHrXprlAGMqxo6zZJea1qJuj_WXLE_71cygpppCXAVgKBUOjIK-Q5v0fnqXijjOYqofn78AP0wOFwCvftZXg&tn=-R

Nuk jepen shumë detaje në lidhje me kontratën mes palëve, për kohëzgjatjen e saj, apo për termat financiarë. Ndihmës i Haxhiut, i cili më parë ka luajtur me Flamurtarin, do të jetë Dritan Sadedini. Gerd Haxhiu zë kështu vendin e lënë bosh nga Ilir Daja, i cili u largua pas sezoni të fundit, ku ai dhe futbollistët punuan thuajse pa u paguar gjithë sezonin.

Trajneri i ri i vlonjatëve ka drejtuar më parë skuadra si Partizani, Skënderbeu, Besa dhe Korabi. Haxhiu ka një punë të madhe përpara, pasi duhet të krijojë një ekip që thuajse nuk ekziston. Janë shumë pak lojtarë që kanë kontratë për sezonin e ri në Vlorë dhe drejtuesit e Flamurtarit duhet të lëvizin me shpejtësi për të ndërtuar ekipin e ri.

Flamurtari i sezonit të ardhshëm do të jetë në variantin “low cost”, pasi të gjithë janë në pritje të ligjit të ri për sportin që me shumë gjasë do t’i japë zgjidhje edhe çështjes së pronësisë së këtij klubi.

Flamurtari është një nga katër klubet që kanë probleme me licencimin dhe që FSHF-ja u kishte vënë një ultimatum. Vlonjatët nuk u licencuan për në Kupat e Europës, edhe pse e fituan këtë të drejtë. Borxhet në tatime dhe ndaj palëve të treta janë problemi më serioz për Flamurtarin, që tashmë ka një trajner të ri në krye, por shumë e shumë çështje të tjera për të zgjidhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë