Media Galeri

Zgjidhet qeni më i shëmtuar në botë

Tani kemi zyrtarisht një qen të kurorëzuar si më i shëmtuari në botë.

Në konkursin e Qenit më të Shëmtuar në Botë 2022 në Petaluma, Kaliforni, fitues doli një Chihuahua i quajtur Mr.Happy Face.

Pronarja e Happy Face, Janeda Banelly, tha se titulli ishte një nder. Në gusht 2021, ajo adoptoi qenin nga një strehë në Arizona pasi ai u shpëtua nga rruga.

Banelly thotë se asaj i thanë se qeni kishte vetëm 1 muaj jetë për shkak të një tumori që kishte dhe sëmundjeve të tjera.

Banelly i dinte sfidat me të cilat do t’i duhej të përballej nëse do ta merrte në shtëpi Happy Face. Megjithatë, ajo vendosi ta merrte e dhe ta donte atë.

“Ishte krijesa më e lumtur që kisha takuar ndonjëherë”, tha ajo.

Ky konkurs bëhet për të mbështetur të gjithë personat që vendosin të birësojnë qen që janë në situatë rruge apo kanë sëmundje të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë