Futboll

Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, shumë ndryshime nga i mëparshmi

Gazeta Si - Pas votimit për presidentin e FSHF-së, ku Armand Duka fitoi mandatin e 6-të, në Asamblenë Zgjedhore është votuar edhe për Komitetin e ri Ekzekutiv, 10 anëtarët e tij, ku ka ndryshime në raport me atë të mëparshmin.

Vetëm 4 anëtarë kanë vazhduar të jenë pjesë e tij, konkretisht Lutfi Nuriu, Arben Dervishaj, Abdyl Kuriu dhe Bardhyl Jera.

Komiteti i meparshem Ekzekutiv i FSHF-se. Gazeta Si, 15 mars 2022

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për 4 vitet e ardhshme janë Arben Dervishaj me 30 vota, Abdyl Kuriu me 32 vota, Bardhyl Jera me 35 vota, Anila Basha me 35 vota, Envi Hicka me 30 vota, Ervin Canollari me 37 vota, Gjergji Petro me 34 vota, Lutfi Nuriu me 39 vota, Pano Xhixho me 36 vota dhe Ylli Çekiçi me 34 vota.

Të gjithë anëtarët e Komitetit të ri Ekzekutiv janë kualifikuar që në raundin e parë të votimit. Risitë janë Anila Basha dhe Pano Xhixho, që vijnë nga fusha e gazetarisë. Për herë të parë në KE janë zgjedhur gjithashtu Envi Hicka, Ervin Canollari, Ylli Çekiçi dhe Gjergji Petro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë