Politike

Zgjedhjet, Yuri Kim: PS bëri lëshime, topi është në fushën e Bashës

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tha qartazi të mërkurën se topi për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore tanimë është në fushën e Lulzim Bashës. Yuri Kim foli në prani të ambasadorëve të BE-së dhe Britanisë së Madhe të cilët pritën më shumë se një orë anëtarët e opozitës së Këshillit Politik në rezidencë.

“Ishte një ditë e gjatë. 9 orë dje dhe bëmë shumë progres. Kishim 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për Shqipërinë, çdo pale dhe partie i kërkohet të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli shqiptar do fitojë më shumë. Çdo palë dha por më shume duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegje dhe ata do të jepnin më shumë. Dhe ata e bënë. E përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë.

Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë që e fut Shqipërinë në një rrugë drejt BE. Përmban masat që kërkoi ODIHR. Përmban disa hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR, por që mund ta shtyjnë përpara Shqipërinë. Ka ardhur koha për opozitën dhe mikun tim Luli Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Topi është në fushën e tij. E ardhmja është ne duart e tij”, tha ambasadorja amerikane e cila në dorë mbante një dokument të mbështjellë duke nënkuptuar draftin final për zgjedhjet, qe duhet te firmoset nga Basha tanime.    


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë