Politike

Zgjedhjet, Rama pret deri të martën… dhe një sqarim për vizitën në Paris

Kryeministri Edi Rama do të flasë nesër për reformën zgjedhore. Ndoshta  edhe me lëvizje konkrete.

E la qartazi të kuptohet në një postim në faqen e tij në Twitter, ku më shumë sesa për vizitën e tij në Paris, Rama ka paralajmëruar hapat që mazhoranca do të ndërmarrë nëse sot nuk ka konsensus për zgjedhjet.

“...Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot (e hënë) pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!”, shkruan Rama.

Kryeministri sqaron gjithashtu se qëndrimi 24 orësh i tij në Paris lidhej me një vizitë informale e nivelit të lartë.

“Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe ‘shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë’ ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë