Politike

Zgjedhjet, PD fillon përgatitjet për parlamentaret, por edhe vendoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi kryesisë së partisë nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore.

Nuk dihet se pse Basha ka përfshirë në këtë proces edhe ato vendoret, duke pasur parasysh se zgjedhjet e fundit, pavarësisht bojkotit nga ana e opozitës) u mbajtën më 30 qershor.

Për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës Lulzim Basha, plot një vit më parë.

Burime zyrtare nga PD-ja i thanë Gazetës “Si” se ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë