Sociale

Zgjedhjet në universitete, pjesëmarrje e ulët

Pas një kalvari të gjatë procedurash me akuza, shkarkime nga detyra dhe një proteste virtuale nga studentët, Ministria e Arsimit vendosi datën 30 korrik 2020 si datën përfundimtare të zgjedhjeve.
Ato po zhvillohen në kushte të vështira për shkak të pandemisë por dhe të një konflikti mes Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional Zgjedhor, që merr shkas nga pandemia. Zgjedhjet që po vazhdojnë të mbahen ende edhe në këto momente, kanë shënuar një numër të ulët pjesëmarrje të votuesve.
Deri në orën 10:00, tek Fakulteti Ekonomik kanë votuar 100 studentë si dhe 130 pedagogë. Tek Fakulteti i Historisë- Filologjisë ka votuar 44.2% e stafit akademik, kurse pjesëmarrja e studentëve është 1.9%. Akoma më e ulët është pjesëmarrja tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ku raportohet se kanë marrë pjesë 0.02% e studentëve, ndërkohë stafi akademik ka një pjesëmarrje prej 37%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë