Sociale

Zgjedhjet në Universitete, Ministria e Arsimit cakton datën

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pas një takimi me rektorët e Universiteteve, ka shpallur datën e zgjedhjeve në Universitete.

Shahini thekson se për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallet data e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020.

Zgjedhjet në universitete ishin planifikuar për tu zhvilluar në datën 12 qershor, por për shkak të pandemisë së Covid-19, ato u shtynë. Shahini thotë se me heqjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe me heqjen e kufizimeve të transportit publik, tani zgjedhjet do të jenë të mundura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë