Lajme

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Fuga: Edi, kur do të flasim?

Nesër do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Akademisë e Shkencave të Shqipërisë. Për këtë iniciativë, që në krye të herës akademiku Artan Fuga ka shprehur mendimin e tij, kundër, sepse ai e konsideron të pavend, që në këtë institucion të zhvillohen zgjedhje, pa u miratuar ligji i ri për “Reformën në Akademi”.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish për reformën në Akademinë e Shkencave, ndërsa kërkon një përgjigje edhe nga kryeministri Edi Rama.
Në këtë postim Fuga shkruan se i drejton kryeministrit Rama tri pyetje, por jo si kryeministër. Në thirrjen e tij, Fuga përdor shprehjen e Ramës “kur do flasim” për zgjedhjet e 24 majit në Akademinë e Shkencave.
Akademiku thekson se duhet një përgjigje nga kryeministri, pasi heshtja e tij merret si aprovim. “Bën sikur nuk ke dijeni, sikur është gjë e vogël me të cilën merren “thikat” e dorës së dytë si Gjermeni, Shahini, Ikonomi? Ato lënë të nënkuptohet se nuk kanë çfarë të bëjnë ty! Hipokrizisë i beson ti tani??? Fol mor burrë! O mbroji o dënoji ato zgjedhje që të mbetet në histori gjykimi yt! Heshtja është aprovim!”, shkruan ndër të tjera akademiku Artan Fuga.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10156347004343596&id=27892188595&__xts__[0]=68.ARBdMzcdhIbMBsKsaBp7ig3ybY_WteiwWkhEe44z8sAsRRVq2ZnPIbFMR-7XwV113uNIntcpeOxR1VI9yg4acqUiwcvNGPSlko4zzE9Vnw2U1mZS1LclLO9DOMzCt-SyCXGZ5VwrHg61T7Pgb6djWiVIjiRDg070sPlsQIeYexnA26ATrSgxF9hU8n7i1B1uLA2q3S-F72zenkrWYFiXv_NMXrb-x7e-ddawqIvHWTWjS5EORpnm8Bg2SXduJ_8gQJ_B16ixPsc_p4SlmykJzIwR8XZWlxagX34gyhXfhd6_8fD5F6rrJwqCzS8O5LvZ1uipJmNy4Vt3Dg&__tn__=-R


Edhe pse përgjatë dy viteve debatet për reformimin e Akademisë janë përqendruar edhe në faktin e kandidimit të një anëtari të vetëm në kryesinë e Akademisë, as në këto zgjedhje nuk ka kandidatura.

Akademia e Shkencave ka deklaruar edhe listën e kandidatëve për vendet vakante:
Akademik Skënder Gjinushi për pozicionin e Kryetarit të ASH-së
Akademik Vasil S. Tole për pozicionin e Sekretarit Shkencor të ASH-së
Akademik Salvator Bushati për pozicionin e Zv.kryetarit të ASH-së
Akademik Neki Frashëri për pozicionin e Kryetarit të Seksionit të SHNT-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë