Politike

Zgjedhjet e 14 majit, Këshilli Kombëtar i Berishës fut strukturat në analizë, procesi zgjat 40 ditë

Sali Berisha zhvilloi mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve te 14 majit për t’i përfshirë strukturat në procesin e dytë atë të analizës, pas denoncimit të tejzgjatur të zgjedhjeve.

Sipas vendimit të marrë, procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 majit do të nisë më 12 gusht dhe do të mbyllet në fund të muajt të shtatorit, pra do të zgjasë rreth 40 ditë.

Në fund të këtij procesi, çdo degë do të dërgojë fizikisht dhe në formë elektronike përfundimet e analizës sipas formatit të përcaktuar pranë sekretariatit organizativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë