Është hapur në Moskë zëvendësuesi i parë i McDonald’s pasi marka u largua përfundimisht nga Rusia.
Muajin e kaluar McDonald’s njoftoi mbylljen e të gjitha restoranteve në Rusi, duke përmendur “krizën humanitare” dhe “mjedisin e paparashikueshëm operativ” të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Kompania e ushqimit të shpejtë i shiti më shumë se 800 restorante biznesmenit rus Alexander Govor.
Bizneset tani do të rihapen me emrin e ri “Vkusno i Tochka”, që përkthehet në “Të shijshme dhe pikë”.
Redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg vizitoi restorantin e Moskës në ditën e parë të tij.
Gjatë vizitës së tij, ai kujton hapjen e McDonald’s 32 vite më parë ku ka qenë i pranishëm dhe tregon se asokohe, hapja e McDonald’s në Rusi ishte një simbol që tregonte Rusisë që po pranonte të ishte njësoj si gjithë bota duke përqafuar kulturën e saj. Sot, restoranti i ri është një simbol gjithashtu por këtë herë tregon se si Rusia po largohet nga bota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



