Futboll

Zërat e fundit në merkato, Hysaj kërkohet në Spanjë

Vijojnë lajmet e merkatos për mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj. Futbollisti kuqezi këtë verë ka qenë gjithmonë në qendër të zërave të merkatos që e lidhin me një largim nga Napoli. Totenham, Atletiko dhe në fund Roma kanë qenë ekipe që kanë parashtruar interes për Hysajn, por në fund kanë zgjedhur të tjerë lojtarë për të afruar në ekip.

Së fundmi sipas medieve italiane për Hysajn është hapur një tjetër pistë e rëndësishme në merkato. Shkodrani flitet se po ndiqet nga afër nga Valencia. Spanjollët e shikojnë Hysajn si zëvendësuesin ideal të Kristiano Piccini, i cili pësoi një dëmtim më javën e fundit. Spanjollët duke parë që Hysaj vijon të jetë në merkato nga Napoli kanë nisur ta mendojnë shqiptarin si idealin për të zënë vendin e lënë bosh nga Piccini.

Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga mbyllja e merkatos, mediet përtej Adriatikut nuk flasin për shifra të këtij operacioni të mundshëm edhe pse duhet thënë se De Laurentis i ka ulur në maksimum kërkesat e tij për ekipet që duan të marrin Hysajn. Nga titullar në lojtar stoli, vlera e Hysajt tashmë nuk i kalon 25 milionë eurot dhe nuk dihet nëse Valencia do të jetë e interesuar të paguaj kaq shumë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë