Media Galeri

Zbuloi sa shumë e donte fotografinë pasi humbi shikimin

Një grua e cila është pjesërisht e verbër, e zbuloi dashurinë e saj për fotografinë pasi nuk mund të shihte më brejtësit e saj.

Rachael Andrews, 49 vjeç, nga Norwich, Angli, tha se ajo filloi të përjetonte humbjen e shikimit në të 20-at e saj.

Ajo tha se nuk mund t’i shihte më brejtësit e saj me sy të lirë, kështu që bleu një aparat fotografik digjital për ta ndihmuar.

Kështu ajo zbuloi dhe sa shumë e donte fotografinë.

Pasi bën fotot, ajo i hedh ato në ekranin e kompjuterit në mënyrë që të shohë se çfarë ka bërë.

“Kam kënaqësi të madhe kur i vendos në kompjuter dhe më pas në Facebook”, tha ajo duke shtuar se njerëzit mahniten kur marrin vesh se nuk shikon e ndërkohë bën fotografi profesionale.

“Njerëzit mendojnë se nëse nuk shikon mirë, nuk mund të jesh fotograf por mundesh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë