Futboll

Zbulohet protokolli i ri në Serinë A, me 13 lojtarë të gatshëm ndeshja luhet

Covid-i e ka çuar në kaos kampionatin dhe Liga e Serisë A ka nxituar për të marrë masat. Këshilli sapo ka përcaktuar edhe rregulloren për administrimin e rasteve pozitive me Covid dhe shtyrjen e ndeshjeve të kampionatit të futbollit.

Është bërë e qartë se që në këtë moment klubet me një apo më shumë raste pozitive duhet ta zhvillojnë ndeshjen e përcaktuar në kalendar, nëse kanë në dispozicion 13 futbollistë, njëri nga të cilët portier.

Këto skuadra mund të plotësohen me lojtarë nga të rinjtë, të cilët kanë lindur brenda 31 dhjetorit 2003 dhe që janë negativë në testet e zhvilluara deri në 24 orë para ndeshjes. Nëse një klub është në këtë situatë dhe nuk paraqitet në fushë, e humb ndeshjen në tavolinë 3-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë