Kombetarja

Zbulohen fanellat e reja të kuqezinjve, frymëzuar nga shpirti i shqiponjës

Gazeta Si – FSHF dhe ‘Macron’ kanë zbuluar fanellat e reja të Kombëtares për kualifikueset e Europianit 2024, duke nisur nga ndeshja e 27 marsit në Poloni.

Motivi grafik që dominon fanellat e reja është shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e popullit shqiptar. Po ashtu, ka edhe një mesazh të qartë mbështetës ndaj mjedisit, pasi uniformat janë realizuar nga “Eco Fabric”, një material i përbërë 100% me plastikë të riciklueshme.

Uniforma e parë e Kombëtares. Gazeta Si, 24 mars 2023

Uniforma e parë, ajo për ndeshjet në shtëpi, ka ngjyrë të kuqe me një jakë polo të zezë. Pjesa e pasme e qafës është e personalizuar me logon e FSHF-së dhe logon e ‘Macron’. Në pjesën e përparme dhe supet fanellat kanë një grafikë gjeometrike, ku bie në sy dizajni i shqiponjës dykrenore.

Në pjesën e poshtme të fanellës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur: ‘Ti Shqipëri, më jep nder’. Kjo fjali e marrë nga poezia e Naim Frashërit është kthyer në moton e Shqipërisë.

Fanella e dytë, për ndeshjet në transfertë, është me ngjyrë të bardhë, ndërsa ana grafike është identike me fanellën e ndeshjeve në shtëpi. Fanella e tretë është e gjitha e zezë me detaje të kuqe në jakën me formë polo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë