Jete & Stil

Zbulohen bakteret që “ushqehen” me antibiotikë

Kemi dëgjuar për baktere që janë rezistente ndaj llojeve të caktuara të antibiotikëve, por studimet e fundit tregojnë se ka edhe disa baktere që “hanë” antibiotikët.

Ja çfarë gjetën shkencëtarët

Shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Washingtonit në St. Louis zbuluan se disa baktere janë në gjendje të ushqehen me të njëjët antibiotikë që janë projektuar për t'i zhdukur ato. Gjetjet e studimit janë botuar në revistën “Nature Chemical Biology”.

Zbulimi i parë që konfirmoi se bakteret mund të konsumonin antibiotikë daton që në vitin 1960. Në gjetjet e reja, shkencëtarët kanë përcaktuar hapat në të cilat kalojnë bakteret për të ngrënë antibiotikët e tyre. Ata studiuan katër lloje unike të baktereve të tokës që konsumonin penicilinën.

Bakteret u bashkuan në grupe për të ndihmuar në procesin e ngrënies së penicilinës. Fillimisht pakësonin toksicitetin e antibiotikut dhe pasi “iu lehtësohej puna” konsumonin antibiotikun.

baktere

Zhvillimi i Superbugs

Superbugs, bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se këto baktere infektojnë rreth 2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe vrasin të paktën 23 mijë njerëz çdo vit.

Studiuesit thonë se janë vetë pacientët që luajnë rolin më të madh në zhvillimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Disa pacientë përdorin antibiotikë për trajtimin e infeksioneve virale, si gripi dhe ftohjet, por këto infeksione nuk kanë nevojë të trajtohen me antibiotikë. Kur pacienti nuk e përfundon trajtimin me antibiotikë, disa baktere mund të bëhen më rezistente.- vërejnë ata.

Çfarë na pret në të ardhmen

Studiuesit besojnë se zbulimi i baktereve që ushqehen me antibiotikë mund të jetë diçka e mirë për komunitetin mjekësor. Shkencëtarët tani mund të krijojnë baktere që mund të “konsumojnë” ndotjen nga antibiotikët në fabrika, kanalizime dhe ferma. Ky proces mund të zvogëlojë përhapjen e superbugs. Ata thonë se bakteret që konsumojnë antibiotikë ndoshta nuk janë vdekjeprurëse.

What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë