Futboll

Zbulimi i ‘Times’/ UEFA do ndëshkojë 20 klube, Inter dhe Juve mes tyre

Gazeta Si - Juventusi, Interi dhe Roma në Itali, por edhe klube të tjera, si Barcelona, PSG dhe Arsenali, rrezikojnë sanksione nga UEFA për ‘Fair Play’-in financiar. Interi dhe Roma madje, përveç gjobës, mund të dënohen edhe me kufizim të merkatos.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Times’. Sipas saj, qeveria e futbollit europian do të njoftojë zyrtarisht në shtator një seri masash për 20 klube në total.

Foto ilustruese. Logoja e UEFA-s. Gazeta Si, 23 gusht 2022

Gjithmonë duke iu referuar ‘Times’, sanksionet për Interin dhe Romën i taojnë sezonit 2020-21. Dy klubet janë paralajmëruar nga UEFA, me të cilën po negociojnë për reduktimin e masave, që gjithsesi do të përfshijnë një gjobë dhe kifizim merkatoje.

Sipas rregullave aktuale të UEFA-s, një skuadër mund të ketë vetëm 30 milionë euro humbje në harkun e 3 sezoneve. Në shënjestrën e UEFA-s për sezonin 2020-21 është edhe Juventusi, por pozicioni i tij komplikohet nga betejea ligjore ende e hapur për Super Ligën.

Si Juventusi, ashtu edhe Barcelona, tjetër klub big në shënjestër, do të refuzonin për të hyrë në negociata me UEFA-n për këtë çështje.

Probleme ka edhe për Arsenalin, por për sezonin 2021-22. UEFA, për sezonin e fundit, po pret dokumentet e plota të skuadrave. Për sezonin 2020-21 janë 10 në total skuadrat që rrezikojnë të ndëshkohen. PSG dhe Marseja mund t’ia hedhin vetëm me një gjobë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë