Para

Zbrazja e arkës së shtetit, ul rimbursimin e TVSH-së 11% në 4 mujorin e parë

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se pandemia ka ndikuar edhe në rimbursimin e TVSH-së.

Arka e shtetit është tronditur këtë katërmujor si nga të ardhurat buxhetore, ashtu  edhe nga të ardhurat prej TVSH-së si rezultat i bllokimit të aktiviteteve të ekonomisë nga pandemia.

Për 4-mujor-in e parë 2020 rimbursimi i TVSh-së ka një rënie vjetore me 11%.

Financat tregojnë se gjatë katërmujorit u rimbursuan 4,6 miliardë lekë TVSH.

Gjatë kësaj periudhë të ardhurat nga TVSH ranë 4,2 miliardë ose 10 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në total deri në Mars 2020, DPT ka akumuluar 728.4 milion lekë detyrime të prapambetura për vendime gjyqësore lidhur me rimbursimin e TVSH. Gjatë 3-mujorit Janar-Mars 2020 DPT ka krijuar 648.3 milion lekë detyrime të reja.

Vitin e kaluar rimbursimi i TVSH u kthye në normalitet, pasi shuma e rimbursuar në realitet ishte më e madhe se programi i periudhës. Sipas të dhënave nga tatimet gjatë vitit  2019 rimbursimi për TVSH-në ishte programuar 19.0 miliard leke dhe është realizuar në vlerën 23.5 miliard lekë me një tejkalim prej 4.5 milion ose 23.7% më shumë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 në të cilën janë rimbursuar 9.1 miliard lekë, rimbursimet janë realizuar 4.6 miliard leke ose 63.3% më shumë.

Shlyerja e stokut të detyrimeve të prapambetura ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e FMN-së, bashkë me uljen e barrës fiskale për biznesin e vogël.

Njëkohësisht edhe shoqatat e biznesit i kanë kërkuar qeverisë që të disbursojë në kohë TVSH-në për të patur likuiditet në këto kohë të vështira, pasi sipas tyre edhe në kohë normale, vonesat e rimbursimit të TVSH-së i kanë dëmtuar.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë