Bota

Zbardhet misteri i të mbijetuarit të 8 nga aksidenti tragjik në Bullgari

Ajo që në dukje u dyshua si një mister në aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari me shtetas të Maqedonisë së Veriut, por me origjinë shqiptare, është zgjidhur.

Mediet bullgare, një ditë më parë raportuan për një person të tetë që ka shpëtuar nga tragjedia e djegies së autobusit ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë konferencës për mediat, prokuroja bullgare, Sijka MIleva, nuk iu përgjigj pyetjes se a është 36-vjeçari Shaip Nauf Al Salah, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëtari “misterioz”.

Por pasagjeri i tetë që u përmend mes të mbijetuarve  në aksidentin tragjik, është shprehur se ka një gabim që emri i tij është përfshirë në listat e të mbijetuarve, pasi nuk ka asnjë lidhje me to.

"Sonte u zbulua misteri – pse ka mospërputhje në listën e të lënduarve në spitalin “Pirogov” dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase", - shkruajnë mediat bullgare. Personi i përmendur, Shadi Nauf al Saleh, shpjegoi se nuk kishte asnjë lidhje me aksidentin.

Ai është shtetas bullgar dhe të shtunën është shtruar në repartin e traumës në Spitalin Pirogov për shkak të një thyerjeje të krahut. Emri i tij është përfshirë gabimisht në listën e të plagosurve nga autoritetet spitalore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë