Ngjarje

Zbardhet konflikti në Shijak / Domi ngacmoi motrën e të dashurës së Palodhit. 1 i arrestuar, 2 në kërkim

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shijak, ku pas breshërisë së plumbave në drejtim të një dyqani që shiste pjesë këmbimi automjetesh, mbeti i plagosur 36-vjeçari Enidor Dedja.

Pronari i këtij biznesi, Albano Domi, është arrestuar sot, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që plagosën 36-vjeçarin, Arbi Hoxha dhe Xhejms Palodhi. Pronari i dyqanit, Domi iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë, Hoxhës dhe Palodhit.

Fillimisht debati ka nisur me fjalë dhe pas sherrit fizik, të dyja palët kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë qëlluar, duke u plagosur rastësisht Enidor Dedja.

Konflikti e ka zanafillën më herët dhe shkak është bërë një vajzë me të cilën ka qenë i lidhur për 4 vjet Albano Domi, por që ishte ndarë disa kohë më parë.

Megjithatë, Domi rreth një javë më parë ka shkuar ta takoje sërish në Tiranë duke e ngacmuar.

Vajza ia ka rrëfyer ngacmimin të motrës, e cila më pas ia ka treguar të fejuarit të saj. Ky i fundit një ditë para plagosjes, bashkë me Arbër Hoxhën janë konfliktuar në Durrës me Albano Domin dhe i kanë kërkuar që të mos vijonte më ta ngacmonte vajzën.

Domi nuk u ka treguar policisë për dhunën, ndërsa ka pretenduar se ka rënë nga shkallët. Të nesërmen Arbër Hoxha dhe Xhejms Palodhi kanë shkuar me pretendimin për t’u sqaruar te biznesi, por gjithçka ka dale nga kontrolli.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga pronari i dyqanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë