Kombetarja

Zbardhet kalendari i Ligës së Kombeve, Shqipëria e fillon dhe e mbyll me Ukrainën

Gazeta Si – Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve 2024-2025 një ditë më parë në Paris, është zbardhur edhe kalendari i 6 ndeshjeve të këtij kompeticioni, që zhvillohet në vjeshtë.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në B1 të Ligës së Kombeve, bashkë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. UEFA ka publikuar tashmë edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve dhe sipas tij Shqipëria e nis në transfertë ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje zhvillohet më 7 shtator, në orën 20:45.

Kuqezinjte festojne nje gol ndaj Çekise ne eliminatoret e fundit. Gazeta Si, 9 shkurt 2024

Tri ditë më pas, më datë 10 shtator, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë, po në orën 20:45. Në tetor Kombëtarja luan dy ndeshje në transfertë, më 11 tetor me Çekinë dhe më 14 tetor me Gjeorgjinë.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 Shqipëria do t’i zhvillojë në Tiranë, të parën ndaj Çekisë më 16 dhe të fundit më 19 nëntor ndaj Ukrainës.

Kalendari i plotë
07.09.2024 Ukrainë–Shqipëri 20:45
10.09.2024 Shqipëri–Gjeorgji 20:45
11.10.2024 Çeki–Shqipëri 20:45
14.10.2024 Gjeorgji–Shqipëri 18:00
16.11.2024 Shqipëri–Çeki 20:45
19.11.2024 Shqipëri–Ukrainë 20:45


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë