Rend dhe Ligj

Zbardhen dy ekzekutimet në Elbasan, autorët vrasës me pagesë

Policia ka zbardhur vrasjet e Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj në Elbasan, miq mes tyre. Me anë të një njoftimi zyrtar thuhet se janë vënë në pranga Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, autorët e vrasjes së Regis Runaj, me thikë, por edhe të përfshirë në ekzekutimin e  Emiljano Ramazanit më 20 korrik. Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir.

Elbasan Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkumbini”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 29.07.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. R. Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Autorët e dyshuar, të përshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 10-ditore, zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi R. R. Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e dy shtetasve, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: Xh. H., 29 vjeç dhe E. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore dhe profesionale të kryera ka rezultuar se viktima R. R., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit. Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore. Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre. Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e mëtejshëm, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë territorin e qarkut. Me grupe hetimore të dedikuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për zbardhjen edhe të ngjarjeve të tjera të ndodhura. Policia e Shtetit fton qytetarët që të informojnë në numrin 1122 dhe Komsiariatin Dixhital për çdo paligjshmëri dhe informacion në lidhje me autorët e përfshirë në ngjarje kriminale, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanashëm.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 8. August 2020

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima Regis Runaj., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit, ku shtetasi Euglen Halili. e ka goditur viktimën një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore. Nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë