Sociale

Yuri Kim viziton maternitetin “Koço Glozheni”, sheh nga afër investimet amerikane

Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, ka vizituar sot maternitetin “Koço Glozheni”, ku shoqërohej nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, dhe drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi.
Kim ka parë nga afër investimet e kryera nga SHBA-të në vendin tonë.

Janë më shumë se 2 milionë dollarë investime në Shqipëri për përballimin e pandemisë që shkaktoi Covid-19, ku përfshihen 10 inkubatorë, 10 llampa terapie për kujdesin intensiv për të sapolindurit dhe 10 tavolina reanimacioni.

Ambasada Amerikane ndërkohë vlerëson përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, të cilët kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër pandeminë. “Krah për krah do ta kalojmë edhe këtë!”, - thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë