Sociale

Yuri Kim: Krenare për ndihmën me pajisjet mbrojtëse

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, shprehet se është krenare që mbikëqyri në terren dhurimin e ndihmës së SHBA me pajisje mjekësore për personelin shëndetësor shqiptar.

Ajo thotë se është po ashtu krenare për dhurimin ndaj Shqipërisë që është aleate e SHBA.

Më parë lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila falënderoi Yuri Kimin për këtë ndihmë.

“Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë. Ambasadore Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10157241396990838/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë