Katar 2022

Xhiroja e dytë në grupe, Holanda dhe Anglia duan kualifikimin që sot

Gazeta Si – Me Brazil-Serbi u mbyll dje xhiroja e parë e ndeshjeve ne grupe të Botërorit të Katarit, ku surprizat nuk munguan. Xhiroja e dytë nis sot me katër ndeshje të Grupeve A dhe B.

Holanda e Van Galit ndeshet me Ekuadorin. Që të dyja këto skuadra vijnë pas fitoreve dhe sfida e sotme është shumë e rëndësishme për kualifikimin dhe vendin e parë në grup.

Holanda feston fitoren ndaj Senegalit. Gazeta Si, 25 nentor 2022

‘Tulipanët’ synonjnë t’i mbyllin llogaritë që sot me kualifikimin. Ata pritet të zbresin në fushë me të njëjtin formacion që mundi Senegalin. Ky i fundit luan ndeshjen tjetër të grupit me Katarin, që zhgënjeu në start.

Në Grupin B, Anglia luan me SHBA-të. Pas fitores me goleadë ndaj Iranit, ‘Tre Luanët’ duan një tjetër trepikësh për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër. Anglezët kanë treguar një formë të mirë dhe janë favoritë absolutë edhe ndaj amerikanëve. Uellsi ndeshet me Iranin po për Grupin B.

Ndeshjet e sotme
Uells-Iran (11:00)
Katar-Senegal (14:00)
Holandë-Ekuador (17:00)
Anglia-SHBA (20:00)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë