Katar 2022

Xhaka u provokua gjithë kohës, trajneri serb shan nga nëna shqiptarët

Gazeta Si – Granit Xhaka, një kapiten dhe lider i vërtetë për Zvicrën, që mundi Serbinë 3-2 dhe u kaulifikua për në fazën e 1/8-ve të Botërorit. Mesfushori shqiptar, falë performancës së tij, u shpall ‘Lojtari i ndeshjes’.

Granit Xhaka, lojtari me i mire i Zvicer-Serbi, 3-2. Gazeta Si, 2 dhjetor 2022

Ajo që duhet theksuar ka të bëjë me faktin se Xhaka është provokuar gjatë gjithë kohës nga lojtarët e Serbisë, por ai ruajti gjakftohtësinë në çdo moment. Provokime pati edhe nga stoli i Serbisë, ndërsa mesfushori diti t’ua kthente mirë përgjigjen.

Granit Xhaka nuk u zmbraps edhe kur lojtarët e Serbisë e rrethuan, duke e provokuar fizikisht. Ai dhe Shaqiri dhanë maksimumin për fitoren e Zvicrës dhe në fund morën vlerësime maksimale.

Një gjest të turpshëm ka bërë trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, i cili është kapur nga kamerat duke sharë nga nëna lojtarët shqiptarë të Zvicrës, në momentin që Vlahoviç shënoi golin e avantazhit. Nuk kuptohet shumë qartë, por sipas rrejeteve sociale ai e kishte me dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë