Sociale

Xhaçka në Ministerialin e Mbrojtjes: Unitet politik dhe solidaritet

Për herë të parë në histori është zhvilluar online Ministeriali i Ministrave të Mbrojtjes, punimet e së cilit janë mbyllur sot.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, kanë diskutuar për pandeminë e COVID-19 dhe masat e marra në kuadër të saj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se COVID-19, është një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës, por në këtë situatë Aleanca duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet. E gjitha kjo sipas Xhaçkës mund të arrihet pasi Aleanca ka aftësitë, burimet dhe forcat për t’u bashkuar kundër kësaj pandemie.

“Ne shprehim solidaritet me të gjithë aleatët për humbjet në njerëz si rezultat i pandemisë. Mirënjohje për ‘ushtrinë e bardhë’ të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm. Kjo pandemi gjeti të papërgatitur edhe vendet me ekonomi më të mëdha se Shqipëria. Ne jemi krenarë për kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura. Ekspertiza dhe disiplina e FA kanë ndihmuar në përballimin e pandemisë. Mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani është ai i unitetit politik dhe solidaritet. Është koha për të reflektuar se çfarë duhet bërë më mire. Të rigjenerojmë diplomacinë publike kundër fushatës dezinformuese dhe lajmeve të rreme. Me solidaritet do ia dalim të përballojmë sfidat e ashpra, pasojë e pandemisë”, është shprehur ministrja Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë