Lajme

WindowSwap, aplikacioni ku mund të shikoni botën nga dritarja 

WindowSwap, një projekt që mori jetë gjatë periudhës së karantinës i krijuar nga ekspertët e teknologjisë Sonali Ranjit dhe Vaishnav Balasubramaniam, lejon përdoruesit të ngarkojnë video ku shfaqen pamjet më piktoreske të postuara nga përdoruesit. Ti mund t'i shikosh dhe klikosh duke kaluar nga një dritare në tjetrën.

Videot mund të jenë pamje nga dritarja e një hoteli në një udhëtim në Stamboll apo pamje nga dritarja e një shtëpie në Okinawa, oborrin e shtëpisë në Austri apo një peizazh në Nju Jork.
Ndryshe nga faqet e tjera, videot në WindowSwap janë të regjistruara shumë para se të publikohen, për çështje sigurie, që do të thotë se pamjet që shihni nuk do jenë live.
Në WindowSwap përdoruesit ngarkojnë 10 minuta video HD në dritaren e tyre ku "të gjitha llojet e dritareve janë të mirëpritura!"

Nuk dihet numri i saktë i përdoruesve të këtij aplikacioni por diçka është e sigurt, deri kur t'i të arrish të shohësh pamjen e fundit nga dritarja e dikujt, të tjera pamje janë postuar nga e gjithë bota.
Burimi:Daily Mail. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë