Vija bregdetare shqiptare është renditur në 15 plazhet më të bukura të Europës nga website amerikan i udhëtimeve Points Guy.
Në këtë artikull të dedikuar plazheve europiane , që nga Franca , Italia, Kroacia , Spanja e të tjera, Shqipëria prin e para në listë si destinacioni më i mrekullueshëm për të kaluar disa ditë pushime gjatë sezonit të verës dhe me pak shpenzime.
Kjo listë e krijuar në baze të , bukurisë natyrore, hoteleve, trashëgimisë kulturore, e citon Shqipërinë, veçanërisht Ksamilin njësoj si rivierat franceze dhe italiane.
"Ju nuk mund të keni dëgjuar për Rivierën Shqiptare, por është po aq e mrekullueshme sa Rivierat Italiane ose Franceze, por ndryshimi është se në Shqipëri mund të beni disa ditë pushime me nje kosto shumë më te ulet se vendet e tjera të Europës.
Të shkosh në ishujt e Ksamilit je përballë një pamjeje mahnitëse të detit. Ishujt Ksamil janë një koleksion simpatik i ishujve të pabanuar, të cilat mund të arrihen vetëm me një varkë nga gadishulli i Ksamilit. Ju nuk do të shijoni vetëm bukurinë e këtyre pamjeve mahnitëse por edhe mund të notoni në ujërat e cekëta të këtyre ishujve. Është magjepse të udhëtosh në rivierën shqiptarë “ thuhet më tej në artikull.
Më poshtë do të gjeni 15 plazhet më të bukura europiane:
Ksamil Albania
Plazhi i Zlatni Rat në Kroaci
Blue Lagoon, Comino, Malta
Audresselles, Francë
Playa de Ses Illetes, Formentera, Spanjë
Sango Bay, Skoci
Scala dei Turchi, Sicili, Itali
Ilheu Vila Franca do Campo, Sao Miguel, Azores, Portugali
Sarakiniko Beach, Milos, Greqi
Sveti Stefan, Mali i Zi
La Maddalena, Sardenja, Itali
Cavalaire-Sur-Mer, Francë
Diamond Beach, Islandë
Praia Foz de Arelho, Peniche, Portugali
Playa de la Concha, San Sebastian, Spanjë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.