Propozim i SI

Wada, çfarë është dhe si funksionon agjencia e antidopingut në sport

Gazeta Si – Presidenti i organizatës është Vitold Banka, 39 vjeç, polak dhe ish-atlet i 400 metrave. Është zgjedhur në këtë post në vitin 2020.

Wada dhe shumë beteja: jo gjithmonë të fituara. Kemi dëgjuar të flitet shpesh për këtë institucion ndërkombëtar, në Shqipëri veçanërisht për peshëngritjen, ku përvojat kanë qenë të hidhura në jo pak raste. Çfarë është konkretisht kjo organizatë?

Është krijuar më 10 nëntor 1999 ‘World Anti Doping Agency’, kur mori administrimin e antidopingut pikërisht për t’iu përgjigjur një situate krize të Cio-s, që kishte minuar besimin, sepse akuzohej se nuk ishte në gjendje të zgjidhte emergjencën më të madhe të sprtit botëror. Bëhet fjalë për skandalin e Tour de France 1998 dhe rastet e Lojërave të Salt Lake City.

Selia e Wada-s. Gazeta Si, 22 korrik 2023

Në konferencën botërore të shkurtit 1999, në Lozanë u krijua kështu Agjencia botërore si organizëm i tretë, i pavarur në raport me Cio-n dhe qeveritë europiane që kërcënonin se do të apolikonin ligje më të ashpra për llogari të tyre.

Selia në fillim ishte në Lozanë. Agjencia vepronte në të njëjtin qytet me Cio-n dhe kishte si president kanadezin Richard Dick, një nga zëvendëspresidentët e Cio-s. Përbëhej nga pjesëtarët e Cio-s, përfaqësues të federatave ndërkombëtare dhe ekspertë e atletë. Aty aderojnë 35 federata sportive ndërkombëtare (nga 2008-a edhe FIFA).

Rezultatet e hetimeve të saj, nëse dalin pozitivë, u kalojnë komisionit mjekësor të Cio-s dhe federatës ndërkombëtare të interesuar, që mund të japë penalizimin e sportistit. Organizata e re u vu në provë vetëm në shtator të 2000-shit, me Olimpiadën e Sidneit. Rreth 2000 kontrolle surprizë, prej tyre disa qindra në kërkim të Epo, u bënë para Lojërave, me objektivin për të pasur sa më pak pozitivë të ishte e mundur gjatë Olimpiadës.

Në gusht 2001 Wada votoi për selinë e re dhe u zgjodh Montreali, me 17 vota, kundër 15 që ishin për Lozanën. Kjo solli edhe largimin e organizatës nga selitë dhe interesat e qeverive europiane.

Vitold Banka. presidenti aktual i Wada-s. Gazeta Si, 22 korrik 2023

Janë Cio dhe vendet që aderojnë që e mbështesin financiarisht Wada-n. Në 2007-ën, ‘sherifi’ Pound ia la presidencën australianit Xhon Fahey, në detyrë nga 2008-a në 2013-ën, më pas organizatën e drejtoi skocezi Kreig Ridi (2014–2019). Polaku Vitold Banka mori preidencën në 2020-n. Gjatë viteve kodi i substancave të ndaluara është azhurnuar dhe riparë, si dhe skualifikimet që janë dhënë.

Ka pasur një përballje me kompanitë farmaceutike, ndërsa kërkimet mjeko-shkencore e kanë përmirësuar efikasitetin e testeve, sidomos me futjen e pasaportës biologjike. Është Wada që akrediton laboratorët antidoping (35 në 32 vende) dhe që jep autorizimnet në rast anomalish dhe shkeljesh ligjore, si në arstin e Rusisë. Vendeve debitore u mohohen flamuri dhe himni në Olimpiada.

Për luftën ndaj dopingut Wada ka firmsour protokollë me Interpolin. Heshtja në rastin e Shvarcerit nuk ishte një përgjigje në lartësinë e një enti që reklamon qartësinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë