Komunitet

Vullkani i Guatemalas: 200 të humbur dhe 75 të vdekur

Të paktën 192 persona rezultojnë të humbur dhe 75 kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi të  vullkanit Fuego në Guatemala.

Fshatrat e vendosura në shpate janë djegur nën hirin vullkanik dhe baltën ditën e dielë.

Procesi i shpëtimit është ndërprerë ditën e djeshme pas një shpërthimi të ri.

Më shumë se 1.7 milion persona janë ndikuar nga ky shpërthim dhe më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar.

Shpërthimi i të martës i kapi të gjithë në befasi pasi vullkanologët kishin deklaruar se ai shpërthim, i cili kishte dërguar në qiell hi deri në 10 km ditën e dielë, kishte përfunduar procesin e tij deri në një të  ardhme të afërt.

Eddy Sanchez, kreu i Institutit Kombëtar të Sizmiologjisë së Guatemalas, kishte parashikuar se "nuk do të ketë shpërthim gjatë ditëve të ardhshme".

Pse u vranë aq shumë njerëz në shpërthimin fillestar?

"Ne kemi një listë me emra dhe qytete ku rezulton se, 192 njerëz janë të humbur," "tha shefi i Agjencisë për Parandalimin e Fatkeqësive, Sergio Cabanas.

Shifrat për të vdekurit u publikuan në tweeter nga Instituti Kombëtar i Shkencave Ligjore të Guatemalës (Inacif).

Asnjë alarm për evakuim nuk ishte shpallur përpara shpërthimit të vullkanit ditën e dielë, deklaroi Sergio Cabañas, Drejtori i Agjencisë për parandalimin e fatkeqësive.

Ai tha se banorët ishin trajnuar për procedura emergjence por nuk ishin në gjendje ti zbatonin pasi shpërthimi i së dielës ndodhi shumë shpejt dhe ka gjeneruar rrjedhje piroklastike - përzierje të shpejtë të gazit shumë të nxehtë dhe materiale vullkanike -duke përfshirë komunitetet e El Rodeo dhe San Miguel Los Lotes.Volcanologist

Dr Janine Krippner është shprehur se njerëzit nuk duhet të nënvlerësojnë rrezikun nga rrjedhjet pirokklastike dhe mbetjet vullkanike.

"Fuego është një vullkan shumë aktiv. Në të është depozituar konsiderueshëm material vullkanik dhe ndodhet gjithashtu në një zonë ku bien shira të dendur. Kur ranë shirat e fort goditën vullkanin, ndodhi që mori me vete gjithë materialin vullkanik.

"Ata janë gjithashtu shumë të rrezikshëm dhe vdekjeprurës."

'Si shi i zi që bie nga qielli'

Londoner Faye Dunstan, manaxher i Qendrës së Gjuhës së Oxford në Antigua, pranë vullkanit Fuego, përshkroi shpërthimin e tij.

"Ne ishim të ulur në shtëpi dhe krejt papritur nisi të binte shi, por ishte i zi dhe kishte hi llave," tha 29 vjeçari. "Askush nuk e mendoi si një çështje me rëndësi e të gjithë dolën për të bërë selfie.

"Por kur po ngisnim makinat , policët na ndaluan të gjithëve.. Njerëzit po dilnin nga shtëpitë dhe restorantet e tyre për të pastruar makinat. Kishte hi llave ngado.

"Por ende askush nuk po ndërgjegjësohej për dramacitetin e vërtetë të situatës derisa më vonë në Facebook lajmet nisën të vërshonin. Gjithçka filloi me vdekjen e shtatë personave. Numri u rrit shumë shpjet nga 25 në 33.

"Në Antigua [Guatemala] njerëzit po mbledhin fonde në qoshet e rrugëve. Çdo njëri prej tyre ka hi llave në flokë. Sytë të zënë nxënës shkollash kudo sepse institucinet arsimore janë të mbyllura për shkak të situatës.

"Njerëzit në vendet fqinje janë të frikësuar për ndonjë shpërthim tjetër të mundshëm. Ka furnizime të pafundme uji, ushqimi dhe rroba. Ka një përpjekje të madhe për të ndihmuar  komunitetin.

Çfarë është një rrjedhje piroklastike?

Rjjedhja piroklastike është një masë që lëviz shpejtë e përbërë nga gaz dhe material vullkanik , kryesisht hi. Rrjedhje të tilla janë rezultat i shpërthimeve vullkanike, si në këtë rast Fuego, dhe janë jashtëzakonisht të rrezikshme për popullsitë që jetojnë pranë vullkanit

Shpejtësia e shpërthimit varet nga disa faktorë, siç është shkalla e daljes së vullkanit dhe shkalla e pjerrësisë së saj. Por kryesisht njihen për një shpejtësi deri në 700 km / orë - afër shpejtësisë së lundrimit të një avioni pasagjerësh me distancë të largët.

Përsa i përket temperaturës është ekstreme, duke filluar nga 200C deri në 700 C. Nëse jeni në rrugën e vullkanit, mundësitë për ti shpëtuar janë të pakta.

Shpërthimi i Vesuvios, në Itali, në vitin 79 pas Krishtit prodhoi një rrjedhje të fuqishme piroklastike, duke varrosur qytetet romake të Pompeit dhe Herculaneum nën një batanije të trashë hiri dhe llave./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë