Kosova

Vuçiç takon Lajçak: Diskutuam për mënyrat për të qetësuar tensionin në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjes

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë(5 qershor) është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje nga ky takim ku shprehet se me Lajçak ka diskutuar mënyrat për të qetësuar tensionet në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Kosovë.

“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë dhe Metohi është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përfshihet më konkretisht në të gjitha këto çështje”, shkruan Vuçiç.

Lajçak po qëndron në Beograd një ditë pasi vizitoi Prishtinën ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak deklaroi se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë