Bota

Vuçiç: Serbia mbështet integritetin e Ukrainës por nuk vendos sanksione mbi Rusinë

Serbia i ofroi mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe sinqerisht i vjen keq për gjendjen e shtetit, por ka vendosur të mos sanksionojë Rusinë.

“Ne gjithmonë i kemi konsideruar si vëllezër popullin rus dhe ukrainas dhe Serbia gjithmonë ka respektuar të drejtën e shteteve për paprekshmëri të kufijve",ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Vuçiç shtoi se një nga parimet bazë të vendit tonë është respektimi i integritetit territorial të shteteve të tjera sovrane.
"Ne kemi ndjekur gjithmonë një politikë të jashtme parimore dhe e kemi paguar shtrenjtë. Në përpjekje për të ruajtur integritetin tonë territorial, ne u sulmuam nga 19 vende të NATO-s në fund të shekullit të 20-të,"shtoi ai.

Më tej Vuçiç ka drklaruar se parimi bazë i së drejtës ndërkombëtare është zgjidhja paqësore e problemit.
"Serbia do të udhëhiqet nga mbrojtja e interesave të saj jetike, ekonomike nëse duhet të vendosë për vendosjen e sanksioneve kundër vendeve të tjera”. Republika e Serbisë beson se nuk është në interesin e saj jetik që të vendosë sanksione ndaj askujt, madje as ndaj Rusisë”,shtoi më tej Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë