Politike

BE paralajmëron Serbinë: Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të dëmtojë procesin e integrimit

Parlamenti Europian miratoi me shumicë dërrmuese votash një rezolutë ku dënohet agresioni rus ndaj Ukrainës, bëhet thirrje për tërheqjen e ushtrisë dhe shprehet solidarizimi i plotë i BE me popullin ukrainas.

Ajo që bie në sy është neni 35 i rezolutës, ku flitet edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë pjesë, PE paralajmëron Beogradin, që nuk u është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, se ky qëndrim do të dëmtojë procesin e tij të integrimit.

“(PE)…thekson me shqetësim të thellë përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të ndëryrë në proceset demokratike. Denoncon ata që shprehën mbështetje për Federatën Ruse pas agresionit ndaj Ukrainës dhe lëvdon mbështetjen e dhënë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (për Ukrainën) që janë aleatët euro-atlantikë. Shprehim keqardhje që Serbia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, në një vendim që do të dëmtojë procesin e anëtarësimit në BE dhe thekson pritshmëritë se statusi i vendit kandidat për anëtarësim nuk ka detyrime vetëm për të miratuar e zbatuar legjislacionet e përputhura me BE, por edhe detyrimin për një politikë sigurie dhe të jashtme të përbashkët”, thotë rezoluta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë