Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se plani i implementimit të propozimit evropian parashikohet në disa afate.
Sipas tij, fillimisht do të formohet një komision i përbashkët monitorimi që do të raportohet pas 30 ditësh, e që, sipas tij, do të nisë punën me Asociacionin e pastaj me personat e pagjetur.
Ai ka thënë se çështja e Asociacionit është e nënshkruar dhe se “kjo duhet të realizohet”.
“Nuk mund të zgjedhësh atë që pëlqen, dhe të marrësh atë që të pëlqen. Është dokument i nënshkruar. Ju e keni nënshkruar, për këtë ju duhet ta realizoni. Është një rregull shumë konkret”, ka thënë ai pas takimit me Kurtin në Ohër.
Ai tha se “njëfarë marrëveshjeje është arritur”.
“Jam i kënaqur për këtë, por nuk është e gjitha”, tha ai pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim që u ndërmjetësua nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, u bisedua për zbatimin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.