Kosova

Vuçiç pas deklaratave të Clark: Serbia është paqësore. Nuk do t’i shërbejë askujt

Nga Gazeta ‘Si’ - Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden dhe gjeneralit amerikan, Wesley Clark.

Vuçiç ka pretenduar se Serbia është paqësore, e përgjegjshme dhe sipas tij nuk do të bëhen më “pre e askujt”, si në vitin 1999.

“Wesley Clark la gjurmë të pashlyeshme në Ballkan. Fatkeqësisht, ai shteg nuk ishte as rrugë, as hekurudhë, ishte vrasja e njerëzve tanë dhe e fëmijëve, këto janë fakte historike dhe kjo nuk do të ndryshojë. Më vjen mirë që po i shijojnë sulmet ndaj Serbisë, do të thotë se jemi bërë më të fortë dhe se duhet të përdorin të pavërteta. Më duket interesant fakti që ai tha se ne jemi agjentë apo pionerë të Rusisë në Ballkan. Mesazhi im është - ne nuk jemi peng i askujt, as Rusisë dhe as Amerikës, dhe nuk do të jemi kurrë. Këtu jeton një popull liridashës, i cili e vlerësoi dhe vdiq për lirinë e tij më shumë se çdo gjë tjetër. Do të ishte mirë sikur ta kishte përvetësuar atë mësim në vitin 1999. Serbia nuk do t'i shërbejë askujt, asnjë fuqie të madhe, Serbia do t'i shërbejë vetëm popullit të saj", tha Vuçiç.

Clark i bëri komentet në një intervistë për CNN sëbashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ndërsa presidenti Biden, në një fjalim në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s përmendi ndërhyrjet e saj në Ballkan për të vendosur paqen dhe për të ndaluar spastrimin etnik.

“Kur shpërtheu lufta në Ballkan, ne ndërhymë për të rivendosur paqen dhe për të ndaluar spastrimin etnik. Dhe kur Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator, aleatët tanë të NATO-s - të gjithë ju - qëndruat me ne, duke thirrur nenin 5 për herë të parë në historinë e NATO-s, duke e trajtuar një sulm ndaj nesh si një sulm ndaj të gjithëve ne - një shfaqje befasuese e miqësisë që populli amerikan nuk do ta harrojë kurrë, kurrë", deklaroi presidenti amerikan. // Novosti


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë