Kosova

Vuçiç: Nuk do ta njoh kurrë Kosovën, ia kam thënë këtë edhe Scholz-it dhe Macron-it

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se javë dhe muaj të vështirë janë përpara për vendin e tij, pasi qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai theksoi sërish se Beogradi nuk do të pajtohet me këtë, ndërsa shtoi se Serbia vazhdimisht përballet sipas tij me standarde të dyfishta dhe sjellje të pamatura.

I pyetur nëse do të nënshkruante njohjen e Kosovës, Vuçiç u përgjigj se nuk do ta bënte kurrë.

“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj. Këtë ia thashë edhe  Scholz, Macron dhe Melonit. Të pranishëm ishin edhe Charles Michel, Borrell dhe Lajcak. E thashë para gjashtë prej tyre”, tha Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë