Kosova

Vuçiç: Na presin situata të vështira me Kosovën. Do jemi me serbët para dhe pas Banjskës

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një tubim parazgjedhor në Krushevc tha se Serbinë e presin shumë telashe sa i përket Kosovës.

Ai përsëri paralajmëroi “situatë edhe më të vështirë” dhe tha se “do t’i mbrojë” interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore të Serbisë dhe serbëve të Kosovës “deri në frymën e tij të fundit”.

“Nuk dua t’ju ​​them fare se çdo gjë do të jetë e ëmbël dhe se do të rrjedhë mjaltë dhe qumësht dhe lulet do të lulëzojnë. Ju e dini këtë dhe unë nuk do t’ju gënjej. Çfarëdo që të ndodhë, ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë, para dhe pas Banjskës dhe do të jemi gjithmonë me serbët që jetojnë në Kosovë dhe nuk do t’i lëmë kurrë në baltë”, tha Vuçiç.

Në takimin e kaluar parazgjedhor në Arenën e Beogradit në fund të javës së kaluar, presidenti serb ka paralajmëruar “gjendjen e rëndë në Kosovë”.

“Kohërat e vështira në Kosovë, dhe do të ketë edhe më shumë, jam shumë i sigurt, ndoshta edhe më të vështira. Por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga 'populli ynë' dhe kurrë nuk do t’ua kthejmë shpinën”, pretendoi Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë