Lajme

Vuçiç fiton çmimin “Luani i Artë për Paqe” në Venecia

Negociatat me Hashim Thaçin për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duket se i kanë dhënë këtë vit presidentit Aleksandër Vuçiç çmimin ndërkombëtar “Luani i Artë për Paqe”.

Komisioni vendosi të emëronte presidentin e Serbisë si ambasadorin e paqes në botë në vitin 2018 , për "kontributin e tij ndërkombëtar dhe përpjekjet e forta për të promovuar paqen."

Por edhe pse të gjithë prisnin të shihnin Vuçiçin në ceremoninë e mbajtur të dielën në Venecia, presidenti vendosi të dërgonte Ambasadorin e Serbisë në Itali për të marrë çmimin.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka zgjedhur mos të marrë pjesë për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, ndërkohë që ky lajm ka shkaktuar mjaft reagime edhe në Prishtinë.

Megjithatë, presidenti serb i dërgoi një letër komisionit të Venecias, duke deklaruar se ky çmim që vjen për dikë që vjen nga Ballkani i takon të gjithë njerëzve në Serbi që kanë punuar në interes të paqes.

"Fakti që unë jam fituesi i këtij çmimi të madh dhe se jam nga Ballkani, një inkubator lufte ku të gjitha brezat e vjetër janë rritur në luftë, është shumë shpresëdhënës ", tha presidenti serb.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë