Kosova

Vuçiç: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese, ‘truku’ i Kosovës që të votohet për të në KiE

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Kosova do të bëjë një truk, që sipas tij, të vlerësohet nga ndërkombëtarët si arsye që të votohet për të në Këshillin e Europës.

“Tani kanë bërë një truk të ri dhe unë dua t’i njoftoj qytetarët për të. Më 10 maj do të thonë se janë duke e dërguar draftin për Asociacionin e europianëve në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për të gjetur një arsye të mjaftueshme që të thonë se është iniciuar një proces për Asociacionin, por në fakt asgjë nuk është iniciuar.

Pastaj do të na thonë se kjo është arsyeja që të votohet për Kosovën në Këshillin e Evropës”, tha Vuçiç ndërsa shtoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është dashur të formohet 11 vjet më parë.

Megjithatë, ai tha se “beteja kryesore” me gjasë do të jetë në 16 maj, gjatë takimit të Këshillit Ministror.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe më 2013, por ai ende nuk është themeluar, teksa Qeveria në Kosovë është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë