Nga Gazeta ‘Si’ – Kryeministri serb Millosh Vuçeviç pas takimit të mbrëmshëm me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se përshtypja e tij është se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Mirosllav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon ta formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh planin e aktiviteteve të tij në formimin e Asociacionit”, tha ai nga Athina, ku edhe e zhvilloi këtë takim.
Vuçeviç tha se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës me Lajçakun ose se ka marrë disa garanci se Kosova ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren, por tha se Lajçaku do të vizitojë Beogradin shumë shpejt dhe do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiç.
Ndërkohë Lajçak me anë të një postimi në Twitter tha se kanë folur për procesin e dialogut, si dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.
In Athens, I met with new Serbian-PM @milos_vucevic. I gave him an update on the state of play in the Dialogue and spoke about EU-Serbia relations. pic.twitter.com/DAvrGE77QR
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 18, 2024
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.